Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Unai Emery: “Matuidi mund të largohet”. Juventus shpreson…

Merkato – Unai Emery: “Matuidi mund të largohet”. Juventus shpreson…
August 20
12:28 2016

E vështirë, por jo e pamundur!

Juventusi ende nuk i ka humbur shpresat për të “rrëmbyer” nga Paris Saint Germain mesfushorin Blaise Matuidi. Problemi kryesor qëndron te plotësimi i kërkesave të klubit nga Parisi, edhe pse trajneri Emery ka lënë një derë të hapur për largimin e francezit.

“Duam ta mbajmë, por e di që ekziston mundësia e largimit! Nëse do të vijë një ofertë e madhe, do ta mendojmë”, – shprehet Emery.

Për momentin Beppe Marotta nuk ka ndërmend t’i ofrojë PSG-së shifrën prej 45 milionë eurosh që ajo kërkon, por do të tentojë të influencojë direkt te mesfushori.

Kampionët e Italisë shpresojnë edhe te ndihma e agjentit të lojtarit, Mino Raiola, me të cilin kanë bashkëpunuar edhe herë të tjera! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje