Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Trajneri Montella dëshiron Cuadrado-n. Milan hidhet në sulm!

Merkato – Trajneri Montella dëshiron Cuadrado-n. Milan hidhet në sulm!
July 22
12:02 2016

Pavarësisht se në dukje në shtëpinë e Milan-it mbizotëron një heshtje e plotë, puna për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri vazhdon dita-ditës.

Me kërkesë të trajnerit të sapoardhur Vincenzo Montella, “kuqezinjtë” janë vënë në ndjekje të kolumbianit të Chelsea, Cuadrado.

Në fakt merkatoja e Milan-it është ende e bllokuar nga ana financiare, por Adriano Galliani është i gatshëm të hyjë në bisedime me klubin anglez për huazimin me të drejtë blerjeje të mesfushorit, i cili do të ishte ideal për skemën 4-3-3.

Do të jetë vullneti i Antonio Conte-s e mbi të gjitha ai i vet lojtarit që do të vendosin për lëvizjet. Një ndihmë në këto bisedime mund të jetë marrëdhënia e mirë e Montella-s me Cuadrado-n, e lindur nga koha kur të dy ishin tek Fiorentina. Mbi të gjitha, tek Milan columbiani do ta kishte të sigurt vendin e titullarit, gjë që tek “blutë e Londrës” nuk është e sigurt. /Blitz.al

Etiketimet
Shperndaje