Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Talenti Marko Pjaca, Milan apo Juventus?

Merkato – Talenti Marko Pjaca, Milan apo Juventus?
July 05
11:40 2016

Në Itali, të gjithë të çmendur pas Marko Pjaca-s!

‘Fjala’e fundit e talentit kroat, futbollist i Dinamos së Zagrebit ishte përgjigja negative që ai i dha ofertës së Napolit, pavarësisht mendimit pozitiv të klubit për paketën prej 35 milionë eurosh, për ta marrë bashkë me Rog. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Interin.

Sot, beteja për 21-vjeçarin zhvillohet mes Milan e Juventus, me bardhezinjtë favoritë.

Në këtë pikë, do të jetë vet Pjaca që do të vendosë se cilën rrugë duhet të zgjedhë, pas një paraqitjeje shumë të mirë në Euro 2016 me kombëtaren e tij!

Beppe Marotta i ka bërë të qartë marko Naletilic – agjentit të lojtarit, se oferta e Juventusit nuk është më shumë se 15 milionë euro, ndërkohë që Dinamo e Zagrebit kërkon 20.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë  e Milan-it mund të shpresojnë vetëm tek marrëdhëniet e mira të Adriano Galliani-t me agjentin e futbollistit, edhe pse situata e shoqërisë kuqezi është në një fazë të palëvizshme!

“Nëse gjithë këto skuadra të mëdha interesohen për mua, atëherë do të thotë se po luaj mirë! Pas pushimeve do të jem shumë i motivuar!” – shprehet Pjaca.

Ku do të transferohet? Na mbetet veç të presim…

Komento