Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Rummenigge konfirmon: Gotze mund të kthehet te Borussia Dortmund

Merkato – Rummenigge konfirmon: Gotze mund të kthehet te Borussia Dortmund
July 18
12:11 2016

Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se kampionët e Bundesliga-s janë në bisedime me ekipin e Borussia Dortmund për shitjen e Mario Gotze-s!

Futbolliti i Kombëtares Gjermane iu bashkua Bayern-it në vitin 2013, por që atëherë paraqitjet e tij kanë qenë shumë larg pritshmërive të klubit dhe të tifozerisë.  

Për këtë arsye, pas një sezoni të fundit zhgënjyes nën drejtimin e Pep Guardiola-s, emri i 24-vjeçarit është lidhur sërish me ish-ekipin e tij të Dortmund-it, duke hedhur poshtë kështu zërat e ribashkimit me Jurgen Klopp te Liverpool. 

“Ju konfirmoj se kemi filluar bisedimet me Borussia Dortmund. Kemi folur gjithmonë me agjentin e lojtarit, por ende nuk ka një marrëveshje. Të dy klubet duhet të arrijnë në një pikë të përbashkët për sa i përket çmimit”, – shprehet për Sport1, Rummenigge. 

“Gotze ka qenë tek ne për 3 vite, por nuk pati një eksperiencë të mirë. Nuk jam i surprizuar nga fakti që ai dëshiron të largohet. Është 24 vjeç dhe kërkon të luajë rregullisht”, – shton më tej ai.

Flitet se shifra që Bayern kërkon për Gotze-n është 27 milionë euro.