Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato: Roma-Chelsea, jo vetëm Nainggolan pjesë e bisedimeve

Merkato: Roma-Chelsea, jo vetëm Nainggolan pjesë e bisedimeve
April 11
14:23 2016

Tashmë jo vetëm mesfushori Radja Nainggolan, por edhe Branislav Ivanoviç është në qendër të bisedimeve Roma-Chelsea.
Mesa është lënë të kuptohet javët e fundit, mbrojtësi serb nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Ivanoviç i është ofruar skuadrës italiane. 32-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2017 në ekipin aktual dhe përfiton 4 milionë euro në sezon.

Për sa i përket çështjes “Nainggolan”, për të cilin drejtuesit e Romës kërkojnë 45 milionë euro për ta lënë të lirë, ekipi londinez nuk ka ndërmend të ofrojë më shumë se 35. Sipas tyre, një marrëveshje e tillë mund të arrihet vetëm nëse oferta plotësohet me dhënien e 2 lojtarëve të rinj, si për shembull Loftus-Cheek – mesfushor 20-vjeçar ose Christensen – mbrojtës i huazuar tek Borussia Monchengladbach.