Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Real Madrid mund të rimarrë Morata-n për ta shitur tek Chelsea

Merkato – Real Madrid mund të rimarrë Morata-n për ta shitur tek Chelsea
May 05
18:26 2016

Real Madrid është gati të paguajë klauzolën për të rimarrë sulmuesin Alvaro Morata nga Juventusi, për ta shitur menjëherë pastaj tek Chelsea!

Me ardhjen e trajnerit të ri Antonio Conte, londinezët kërkojnë të përforocojnë repartin e sulmit për sezonin tjetër, duke qenë se Radamel Falcao është i destinuar të largohet dhe pozita e Loic Remy është e pasigurt!

Kujtojmë se sulmuesi spanjoll nënshkroi një kontratë të re me Juventus dhjetorin e kaluar, po pa e ndryshuar marrëveshjen me madrilenët, të cilët duhet të paguajnë 30 milionë euro plus bonuset për ta rimarrë!
Duke qenë se Zinedine Zidane nuk mund t’i garantojë atij vendin e titullarit në skuadër, është menduar zgjidhja e transferimit të tij në Angli.

Ky në fakt nuk është një lajm pozitiv për skuadrën  e Juventusit, e cila i ka arritur sukseset e dy viteve të fundit edhe falë ndihmës së madhe të 23-vjeçarit, pavarësisht se nga ky operacion do të dalë me rreth 10 milionë euro fitim.

“Disa situata si kjo e Moratas nuk varen nga ne! Juventus kërkon ta mbajë, por marrëveshja me Real Madrid nuk na e lejon!” – shprehet Beppe Marotta.

Etiketimet
Shperndaje