Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Pogba-Manchester United, gati marrëveshja. Mino Raiola ndodhet në Angli.

Merkato – Pogba-Manchester United, gati marrëveshja. Mino Raiola ndodhet në Angli.
July 19
09:45 2016

Zërat për kalimin e Paul Pogba tek Manchester United, me lakimin e javëve janë bërë gjithnjë e më të fortë! Këto ditë, nëse arrihet marrëveshja,  ky mund të shndërrohet në operacionin më të kushtueshëm të historisë!

125 milionë gati të paguhen nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”!
Kjo do të ishte një shifër e parefuzueshme për këdo, edhe për Juventus-in, pavarësisht dëshirës së madhe për ta mbajtur francezin në grupin e tyre.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” ditën e sotme, agjenti Mino Raiola ndodhet në Manchester për të biseduar me klubin anglez, gjë që dëshmon se bisedimet janë në një fazë të avancuar.

Kështu pra Pogba mund të rikthehet në familjen e tij të parë, ashtu si ai vet e ka quajtur ekipin e Manchester.

Kjo “çmenduri”  do të kushtojë në total 185 milionë euro; 125 për kartonin e francezit dhe 60 milionë për pagën e tij.

Komento