Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Milan blen paraguajanin Gustavo Gomez

Merkato – Milan blen paraguajanin Gustavo Gomez
August 05
11:16 2016

“Ndihem i lumtur që vij këtu, por do të flas më vonë!”

Këto kanë qenë fjalët e para të mbrojtësit më të ri të skuadrës së Milan-it, i cili ka zbarkuar sot në aeroportin e Linate-s.

23-vjeçari Gustavo Gomez i ardhur nga Lanus për shifrën e 8 milionë eurove me një kontratë 5-vjeçare për 800 mijë euro në sezon, fillimisht do të kryejë vizitat mjekësore për të firmosur më pas kontratën zyrtare.

Një sinjal jo i vogël ky nga kuqezinjtë, situata financiare e të cilëve dukej e bllokuar për shkak të problemeve me shitjen e klubit, e cila ende nuk po konkretizohet.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” në Itali, qendërmbrojtësi është vëzhguar për një kohë të gjatë nga trajneri Montella, që në kohën kur ai ishte në stolin e Fiorentina-s.

Me kërkesë të tij Adriano Galliani arriti ta përfundonte me sukses marrëveshjen, për të përforcuar kështu repartin mbrojtës. /Blitz.al/

Gustavo Gomez

Komento