Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Mario Balotelli drejt Besiktas!

Merkato – Mario Balotelli drejt Besiktas!
July 27
17:27 2016

Pasi u ‘skarcua’ nga Milan dhe anglezët e Liverpool, dukej se karriera e Mario Balotelli-t do të përfundonte në mënyrën më të keqe… por jo!

Presidenti Fikret Orman i skuadrës së Besisktas ka pranuar për revistën “Fanatik” se është në bisedime me lojtarin.

“Është tipi i futbollistit me të cilin tifozët tanë mund të identifikohen. Mund të sforcohemi pak për të gjetur një zgjidhje të problemeve të tij. Mendoj se ai mund të ndryshojë nga dashuria që do të marrë në Turqi. E duam dhe ai na do ne!” – shprehet Orman.

Flitet se bisedimet e këtij operacioni kanë filluar që në qershor. Pasi Mario Gomez u largua nga Besiktas, duhej gjetur një numër 9 tjetër i denjë për skuadrën, gjë që çoi tek ideja “Super Mario”.

A do të jetë ky rasti në të cilin Balotelli do të rilindë vërtetë, apo do të rezultojë sërish një ‘dështim’? Le të presim… /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje