Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Manchester United interesohet për Leonardo Bonucci-n

Merkato – Manchester United interesohet për Leonardo Bonucci-n
July 25
18:25 2016

“Djajtë e kuq” shpresojnë që të shkëpusin një tjetër futbollist me rëndësi nga Juventusi, pas marrëveshjes thuajse të kryer me francezin Paul Pogba.

Sipas asaj që raporton “Manchester Evening News”, skuadra e Jose Mourinho-s interesohet për mbrojtësin Leonardo Bonucci.

Mendohet se Bonucci është futbollisti që do të kompletonte repartin e mbrojtjes së Manchester-it, pas blerjes edhe të Eric Bailly.

Gjithsesi do të jetë e vështirë marrja e mbrojtësit italian, jo vetëm për faktin se konkurrenca e Manchester City-t është e fortë, por edhe për arsye se Juventusi ka kryer një merkato shumë të mirë, gjë që mund ta bëjë Bonucci-n të refuzojë lehtësisht çdo ofertë! /Blitz.al/