Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Manchester United, “çmenduri” për të marrë Paul Pogba

Merkato – Manchester United, “çmenduri” për të marrë Paul Pogba
July 07
16:46 2016

Jose Mourinho shpreson të ‘rrëmbejë’ Paul Pogba-në!

Pas përgjigjes së parë negative nga ana e Juventusi-it për ofertën prej 95 milionë eurosh, Manchester United është gati t’i rikthehet sulmit duke ofruar plot 115 milionë për bardhezinjtë dhe një kontratë 5-vjeçare prej 18 milionë eurosh në sezon, për francezin.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, drejtori i “Djajve të Kuq” – Ed Woodward ka kontaktuar Juventus-in në 48 orët e fundit.

Për momentin nuk ka asnjë sinjal nga Torino, pasi pritet kthimi i mesfushorit Pogba nga Euro 2016, ku me Kombëtaren e tij do të ndeshet mbrëmjen e sotme me Gjermaninë.

Fillimisht duhet kuptuar vullneti i futbollistit, por nëse marrëveshaj do të arrihet, kjo do të ishte një shifër e pashpenzuar kurrë më parë, duke përfshirë këtu edhe shumën e premtuar për Paul.

Një ofertë në dukje e pamundur për t’u refuzuar, por gjithçka do të zbulohet pas mbarimit të Euro 2016.