Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Liverpool “vëzhgon” Javier Pastoren

Merkato – Liverpool “vëzhgon” Javier Pastoren
May 02
21:38 2016

Argjentinasi 26-vjeçar, i cili ka ende 3 vite kontratë me ekipin e Paris Saint Germain, është duke konsideruar largimin nga skuadra, duke qenë se prezenca e Angel Di Marias e ka lënë “në hije”.

Sipas raportimeve të “France Football”, emisarë të Liverpool-it po studiojnë me kujdes situatën e mesfushorit, për ta marrë atë në Angli.

Ishte Kevin Hunt ai që e ndoqi Pastoren në ndeshjen e PSG-së të fituar me rezultatin 4 me 0 ndaj Rennes, ku ai luajti për 90 minuta.

Një ekip tjetër i madh që është i interesuar për argjentinasin është edhe Juventusi, edhe pse objektivi i parë i kampionëve të Italisë është Edinson Cavani.