Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Juventus kërkon Shkodran Mustafin

Merkato – Juventus kërkon Shkodran Mustafin
May 03
16:28 2016

Pas fitores së kampionatit të 5-të radhazi në Itali, ekipi i Juventusit tashmë mund të mendojë i qetë për ndërtimin e skuadrës së vitit që vjen, në mënyrë që të tentojë suksesin e shumëpritur edhe në arenën europiane!

Një ndër futbollistët që kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të “Zonjës së vjetër” është mesfushori i Valencias, Andre’ Gomes, për të cilin Beppe Marotta është i gatshëm të ofrojë deri në 30 milionë euro! Por lajmi që këto ditë qarkullon më së shumti në mediat italiane është mundësia e kalimit në Torino e futbollistit me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi!

Mbrojtësi i shpallur kampion bote me kombëtaren e Gjermanisë në vitin 2014, do të ishte zgjedhja ideale për t’i dhënë freski repartit të mbrojtjes së Juventusit, duke menduar që lojtarë si Barzagli apo Chiellini tashmë nuk ruajnë të njëjtin ritëm si dikur!

Përflitet se 24-vjeçari i Valencias pëlqehet shumë tek kampionët e Serie A dhe se për afrimin e tij në skuadër ataj janë të gatshëm të ofrojnë edhe Martin Caseres.