Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Chelsea në sulm! Higuain, Morata e Lukaku në krye të listës

Merkato – Chelsea në sulm! Higuain, Morata e Lukaku në krye të listës
May 20
11:30 2016

Ekipi i Chelsea-s ka si qëllim që të nënshkruajë me një sulmues të madh për sezonin e ardhshëm. Gonzalo Higuain, Alvaro Morata dhe Romelu Lukaku i Everton ndodhen në krye të listës.

Sipas informacioneve të “MailOnline”, Diego Costa kërkon të kthehet në Spanjë, ndërkohë që paraqitjet e dobëta të Loic Remy dhe rikthimi i Radamel Falcao te Monaco do ta vinin ekipin londinez në një pozicion të vështirë, pa sulmues kryesor.

Sot Napoli kërkon plot 72 milionë stërlina për të lënë të lirë sulmuesin argjentinas, i cili po kalon një formë të shkëlqyer. Nga ana tjetër, është po aq “e frikshme” edhe shifra e Romelu Lukaku, 65 milionë.

Ndërsa situata e Alvaro Moratas është disi më e komplikuar, duke qenë se më parë duhet arritur akordi Real Madrid-Juventus. Këtu ka hyrë në lojë edhe Arsenali, që është përgatitur të ofrojë një shumë prej 51 milionë stërlinash për ta marrë spanjollin, shifër kjo që duket tepër e lartë për blutë e Londrës.

E vetmja gjë e sigurt për momentin është se duhen shpenzuar shumë para. Ardhja e trajnerit Antonio Conte rrit detyrimisht dhe pretendimet e skuadrës, që del nga një prej sezoneve më të dobëta të viteve të fundit.

Nga emrat e sipërpërmendur, futbollisti më i mundshëm për momentin duket të jetë belgu Romelu Lukaku, i cili përveçse e njeh mirë futbollin anglez, ka qenë pjesë e Chelsea-s vitet e kaluara, ka treguar një formë të mirë 4 vitet e fundit duke shënuar 60 gola, i renditur vetëm pas Sergio Aguero-s.

Komento