Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Merkato – Chelsea e Manchester United, ‘luftë’ për blerjen e Bonucci-t

Merkato – Chelsea e Manchester United, ‘luftë’ për blerjen e Bonucci-t
June 21
09:48 2016

Mbrojtësi Leonardo Bonucci po tregon sërish vlerat e tij në 2 paraqitjet e para në fazën e grupeve të Euro 2016, pas një sezoni prej kampioni tek Juventusi.

Me bardhezinjtë Bonucci numëron gjithsej 274 prezenca dhe 16 gola. 29-vjeçari është një nga pikat kyçe të kampionëve të Italisë, e tashmë edhe i kombëtares.

Janë këto disa arsye që e kanë vënë lojtarin në qendër të merkatos verore të disa klubeve, gjë që i ka bërë drejtuesit e “Zonjës së vjetër” të shqetësohen.

Sipas asaj që raporton “Daily Star”, në javët në vazhdim do të kemi një sfidë mes Manchester United të Jose Mourinho-s dhe Chelsea të Antonio Conte-s për të marrë shërbimet e mbrojtësit.

Edhe pse Bonucci ka një kontratë që skadon më 30 qershor të vitit 2020 dhe për drejtuesit e klubit konsiderohet i pashitshëm, nuk është e pamundur mundësia e ardhjes së një oferte të parezistueshme.

“The Special One” ka siguruar shërbimet e Bailly në mbrojtje, por do të dëshironte ta forconte më së miri fazën mbrojtëse duke blerë italianin. Nga ana tjetër, avantazhi i Chelsea është pikërtisht trajneri Conte i cili e njeh shumë mirë Bonuccin dhe kjo mund të ndikojë në zgjedhjen që do të bëjë mbrojtësi.

Cila do të jetë lëvizja e Juventsit?

Komento