Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mekanizmi statistikor i “Microsoft”-it parashikon skuadrën fituese të Euro 2016, 94% rezultat i saktë!

Mekanizmi statistikor i “Microsoft”-it parashikon skuadrën fituese të Euro 2016, 94% rezultat i saktë!
June 12
10:16 2016

“Bing” është një sistem kërkimor i kompanisë “Microsoft”, i cili përllogarit të gjitha të dhënat, si forcën e skuadrës, marzhin e fitores, pritshmëritë e kritikëve të futbollit, si dhe faktorë të tjerë të jashtëm, si kushtet meteorologjike. Pasi ka bërë këtë kërkim të imtësishëm, është dalë në përfundimin se finalja e Kampionatit Europian do të zhvillohet mes Gjermanisë dhe Spanjës, ku triumfuese nga ky kompeticion do të dalë Gjermania.

Nuk është hera e parë që “Bing” gjen saktë rezultatet e ndeshjeve. Më herët në Kupën e Botës, “Bing” ka treguar rezultate fikse për 15 nga 16 ndeshjet eliminatore. Kjo saktësi e ka çuar përqindjen e besueshmërisë në 94%.

Gjithashtu, “Bing” ka treguar se në ndeshjen e parë mes Francës dhe Rumanisë do kishte një fitore të ekipit pritës vetëm me një gol diferencë, çka rezultoi e saktë.

Shperndaje