Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mediat franceze: Matuidi kërkon Juventusin

Mediat franceze: Matuidi kërkon Juventusin
August 29
20:23 2016

Juventus shpreson ende për Blaise Matuidi!

Sipas asaj që raporton “l’Equipe”, mesfushori francez mendon të niset drejt Torinos, aq më tepër pas 3 ndeshjeve të para në kampionat, ku është aktivizuar vetëm për 53 minuta nga trajneri Emery. Shumë pak për një futbollist që ka qenë pjesë e grupit triumfues të Paris Saint Germain të Carlo Ancelotti-t e të Laurent Blanc.

Me këtë ritëm, Matuidi rrezikon edhe pjesëmarrjen në Kombëtare, prandaj agjenti i tij po lëviz në mënyrë që t’i shpejtojë gjërat në ditët e fundit të merkatos.

Juventus është gati të hedhë hapin përfundimtar… /Blitz.al/

Shperndaje