Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Media franceze: Shqiptarët për t’u marrë shembull

June 15
21:01 2016

 

Marseja ka qenë e mbipopulluar me fillimin e Kampionatit Europian të Futbollit. Pas përplasjeve që ndodhën mes tifozëve të Rusisë dhe Anglisë javën e kaluar, vendi  sot ka parë një anë tjetër, atë të përkrahjes që tifozët kuq e zi dhe francezë kanë bërë ndaj përfaqësuesve të tyre. Marseja ka arritur qetësinë e saj këtë të mërkurë.

Në mbrëmje luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës dhe rrugët e qytetit janë mbushur me njerëz të cilët shprehin lumturinë dhe përkrahjet e tyre. “Është një ditë normale, por me më shumë njerëz”,- ka thënë një gazetar i cili ka qenë prezent edhe në dhunën e komentuar gjatë të tifozëve javën e kaluar. “Nuk ka asgjë të ngjashme me më parë, është qetë”,-  tha ai duke treguar gjithashtu dhe pamjet e njerëzve në rrugë. “Tifozët shqiptarë  kanë ardhur për të festuar, jo për të pirë apo për t’u zënë. Ky është një shembull i mirë”,- ka thënë ai për  “L’equipe”. Tre turistë janë shprehur se ndihen mirë dhe e dinin që me Shqipërinë nuk do të kishin probleme . “Sikundër anglezët, shqiptarët vijnë dhe na kërkojnë të bëjmë fotografi”.

“Brenda Fun Zone, të kuqtë dhe blutë janë vëllazëruar”,-shkruan “L’equipe”. Nëse mbrëmja shkon siç është planifikuar, përballja do të rezultojë e suksesshme.

Shperndaje