Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbi 100 ndeshje me Kombëtaren, UEFA i jep çmim Daniele De Rossi-t

Mbi 100 ndeshje me Kombëtaren, UEFA i jep çmim Daniele De Rossi-t
October 05
19:55 2016

Mesfushori Daniele De Rossi do të nderohet me një çmim për kalimin e 100 ndeshjeve me Kombëtaren Italiane.

Para fillimit të ndeshjes së nesërme përballë Spanjës, e vlefshme për fazën eliminatore të Botërorit të Rusisë, do të jetë UEFA ajo që do të japë çmimin.

Mesfushori i Romës ka luajtur 107 ndeshje me Italinë, duke shënuar 18 gola.
Debutimi i De Rossi-t erdhi më 4 shtator të vitit 2004 kundër Kombëtares së Norvegjisë, ku shënoi menjëherë golin e parë.
Ai ka marrë pjesë në 3 kampionate europiane dhe në 3 kampionate botërore, duke dalë fitimtar në vitin 2006 përballë Francës. /Blitz.al/

Shperndaje