Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Max Kruse humbet kombëtaren! Shkaku… Nutella!

March 23
19:07 2016

Historitë qesharake të sulmuesit të ekipit gjerman të Wolfsburg-ut nuk kanë të sosur!

Vetëm para një jave qarkulloi një lajm ku thuhej se pasi kishte fituar një shumë të majme prej rreth 75,000 eurosh në një turne pokeri, Max Kruse i kishte humbur ato në një taksi.

Fatkeqësisht, pas kritikave të marra në këtë rast, situata e futbollistit u përkeqësua edhe më shumë pas akuzave për varësi ndaj çokokremit.

Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit, Joachim Löw, e ka përjashtuar 28-vjeçarin nga pjesëmarrja në ndeshjen miqësore të kësaj fundjave kundër ekipit të Anglisë. Kjo, për arsye të sjelljes së tij jokorrekte dhe në bazë të rregullave të brendshme.

Trajneri gjerman është shprehur se grupit të tij i nevojiten futbollistë që janë të fokusuar në punën e tyre e që ruajnë një rol modeli për të tjerët.

E pra, mesa duket, sulmuesit Kruse i duhet të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës duke i hedhur pas krahëve historitë me Nutella dhe lojëra fati, në qoftë se ka ende si qëllim pjesëmarrjen në Kampionatin Europian të këtij viti, që zhvillohet në verë në Francë.

Shperndaje