Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Max Allegri: Ne – legjendë, njësoj si Chicago Bulls-i i Michael Jordan!

Max Allegri: Ne – legjendë, njësoj si Chicago Bulls-i i Michael Jordan!
November 14
13:37 2016

Në një intervistë të dhënë për “Tuttosport”, trajneri Massimiliano Allegri flet për objektivat sezonale, duke veçuar një prej tyre, që do t’i kthente ata në legjendë.

“Tifozët tanë duhet ta shijojnë ecurinë e ekipit. Jemi në ndjekje të fitores së kampionatit të 6-të rresht dhe kjo nuk është një gjë banale. Të gjithë bashkë mund të shndërrohemi në legjendë, njësoj si Chicago Bulls i Michael Jordan”, – është shprehur Allegri.

Ndër të tjera, trajneri i Juventus-it ka folur për blerjen e Higuain, duke e cilësuar atë një futbollist që u duhej bardhezinjve për t’u përforcuar në Champions League e gjithashtu ka përmendur talentin Marko Pjaca si lojtarin që vitin tjetër do t’i rrisë cilësinë skuadrës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje