Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mavraj thyen heshtjen: Me Canën, vëllezër!

March 29
13:21 2016

Duket se ndeshja ndaj Luksemburgut e cila do të zhvillohet sonte në mbrëmje i ka bashkuar edhe më shumë futbollistët e kombëtares! Humbja 2 me 1 me Austrinë u bë objekt debatesh jo vetëm për paraqitjen e skuadrës sonë kombëtare e për rezultatin e marrë, por edhe për deklaratën e mbrojtësit Mërgim Mavraj, rreth golit të dytë të pësuar.

“Në momentin e golit të dytë, unë e zotërova situatën. Por, Loriku më tha: ‘Je vetëm, lëre topin’, dhe unë ashtu veprova, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër” – tha ai pas ndeshjes!
Mjaftoi kaq për të krijuar ‘zhurmë’ rreth një marrëdhënieje të prishur mes dy futbollistëve, si në emisionet sportive, ashtu edhe mes tifozëve!

Por, si për t’i shuar të gjithë këto zëra, e për t’i treguar të gjithëve se grupi i përfaqësueses është më i bashkuar se kurrë në këtë pragndeshje, Mavraj ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook një foto me Lorikun, ku shprehet se mes tyre nuk ka asgjë, përkundrazi janë vëllezër!

E sigurisht, nuk mund të themi veçse “Lajm i mirë” për këtë postim, duke qenë se pak muaj na ndajnë nga përfaqësimi ynë për herë të parë në një kompeticion aq të rëndësishëm sa Kampionati Europian, në Francë!

mavraj-Cana

Komento