Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Massimo Moratti: Në sezonin 1958-1959, Pele’ ishte futbollist i Inter-it

Massimo Moratti:  Në sezonin 1958-1959, Pele’ ishte futbollist i Inter-it
May 27
10:10 2016

“Mbaj mend shumë mirë që kemi përpiluar një kotratë të rregullt me Santos pas marrëveshjes me Pele, për sezonin 1958-1959!”

Këto janë fjalët e Massimo Moratti-t të thëna ditën e djeshme, rreth këtij akordi të panjohur për shumë futbolldashës.

“Kontrata që duhej vetëm të depozitohej u tërhoq mbrapsht nga presidenti i klubit brazilian, i cili u kërcënua rëndë nga tifozët e revoltuar!” – shtoi më tej.

Në fakt deklarata e Morattit- bie në kundërshtim me fjalët e vet Pele, të thëna në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku është shprehur se në një periudhë të karrierës së tij ka qenë pranë kalimit te kuqezinjtë e Milan-it.

Mesa duket, lajmi se legjenda Pele do mund të luante me ekipin e Inter-it i ka habitur shumë tifozët e kësaj skuadre dhe i ka trishtuar ata që i përkasin brezit të lojtarit brazilian.

“Nuk ishte më një çështje e futbollit, por një rast i ndërgjegjes. Për këtë babai im e prishi kontratën. Nga krahu tjetër i telefonit fliste një burrë shumë i shqetësuar për të ardhmen e tij, e kështu ishim të detyruar të tërhiqeshim nga marrëveshja e arritur!” – përfundon fjalën e tij Massimo Moratti, për të treguar se cila ishte gjendja e krijuar në Brazil, pas marrjes së lajmit se Pele ishte gati për t’u larguar!

Etiketimet
Shperndaje