Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Massimiliano Allegri: Ishte një humbje e shëmtuar

Massimiliano Allegri: Ishte një humbje e shëmtuar
January 16
12:37 2017

“Kjo ishte një ndalesë e shëmtuar, por kemi ende mundësi për të rikuperuar e për të çuar sërish diferencën në -4”, – u shpreh Massimiliano Allgeri pas humbjes përballë Fiorentinës.

“Kundër Juventusit të gjitha skuadrat luajnë ndeshjen e tyre të jetës e për këtë na duhet ta marrim me qetësi dhe të kuptojmë që duhet të lodhemi shumë, pasi që sot deri më 28 maj të gjitha ndeshjet do të jenë beteja të vështira”, – shtoi disi i zhgënjyer trajneri i bardhezinjve.

Allegri pranoi se pjesa e parë e luajtur nga skuadra e tij ishte shumë e dobët dhe pavarësisht përmirësimit në pjesën e dytë, rezultati nuk u arrit. Agresiviteti i treguar nga skuadra e Fiorentinës dhe gabimet e kampionëve të Italisë e shfaqi Juventusin të papërgatitur në një ndeshje kaq të vështirë.

Në fund Allegri shpjegoi edhe arsyen e mungesës së rëndësishme të Miralem Pjanic, duke treguar se në stërvitje kishte shfaqur një shqetësim e për këtë nuk donte ta rrezikonte.

Për momentin, Juventusi mban kryesimin e Serisë A me 45 pikë (1 ndeshje më pak), i ndjekur nga Roma me 44, Napoli e Lazio. /Blitz.al/

Shperndaje