Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marseille dhe PSG do të nderojnë Lorik Canën, ish-kapiteni i Shqipërisë do të nisë topin e parë në ndeshjen e madhe

Marseille dhe PSG do të nderojnë Lorik Canën, ish-kapiteni i Shqipërisë do të nisë topin e parë në ndeshjen e madhe
October 18
15:03 2017

Të dielën në Francë zhvillohet një nga ndeshjet më të mëdha të këtij kampionati midis Marseille dhe PSG-së.

Përveç përballjes që pritet të ketë spektakël, “Panorama Sport” ka mësuar se Lorik Cana do të gjuajë topin e parë nga mesi i fushës së lojës.

Ish-kapiteni i kombëtares Cana, njëkohësisht edhe ish-lojtar me të dyja ekipet, do të zhvillojë kështu edhe një ceremoni në “Velodrome”, për të shënuar kështu mbylljen e karrierës. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje