Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mario Balotelli-n nuk e do më askush! E refuzon edhe Sassuolo…

Mario Balotelli-n nuk e do më askush! E refuzon edhe Sassuolo…
August 23
18:40 2016

Cila do të jetë e ardhmja e Mario Balotelli-t?

Për momentin duket se karriera e 26-vjeçarit ka arritur në një pikë ‘të vdekur’!

Pasi u kthye në Liverpool, menjëherë pas eksperiencës së dytë tek skuadra e Milan-it, trajneri Klopp i bëri të ditur se nuk bënte pjesë në planet e tij, duke e dërguar kështu të stërvitej tek rezervat.

Tashmë ish-Super Mario ia ka lënë gjithçka në dorë agjentit Mino Raiola, i cili po përpiqet të bëjë “mrekullinë” , në mënyrë që të gjejë dikë të gatshëm të investojë e të besojë tek një futbollsit si Balo!

Të dhënat e fundit flasin për një transferim të mundshëm tek Bologna apo te Wolverhampton!

Ajo që i ka habitur të gjithë është deklarata e Administratorit të Deleguar të Sassuolos, Carnevali, i cili ka thënë:

“Mino Raiola na ofroi Mario Balotelli-n, por e refuzuam!”

Fjalë këto që të bëjnë të mendosh se cila është situata aktuale e ish-futbollistit të Milan, Inter, Liverpool dhe i Kombëtares Italiane. /Blitz.al/

Shperndaje