Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marco Verratti i mbyll dyert Realit të Madridit: Dua të fitoj Champions League-n me PSG-në

Marco Verratti i mbyll dyert Realit të Madridit: Dua të fitoj Champions League-n me PSG-në
July 30
13:02 2016

Pavarësisht zërave për interesimin e Real Madrid, mesfushori Marco Verratti nuk ka ndërmend të lërë Paris Saint Germain deri sa të arrijë të fitojë trofeun e Champions League.

Flitet se kampionët e Europës për klube po përgatisin një ofertë të majme për italianin, i cili humbi Euro 2016 për shkak të një dëmtimi, por trajneri i ri i PSG-së ka synime të mëdha për të cilat i duhet një mesfushor si Marco.

“Unë dhe klubi kemi diskutuar disa herë. Kemi të njëjtin qëllim për të fituar këtu. U bënë 4 vite që jetoj në Paris dhe do të qëndroj këtu deri sa të fitojmë Champions League. Është gjë e mirë interesimi i një skuadre të madhe si Real Madrid por kam vendour të fitoj me Parisin, që është një familje për mua. /Blitz.al/