Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marcello Lippi deklaron: Sërish trajner? Jo më!

Marcello Lippi deklaron: Sërish trajner? Jo më!
May 16
18:05 2016

Kampionati i Serisë A që sapo u mbyll dhuroi shumë emocione për tifozët italianë. Faza e parë pa shumë skuadra të ëndërronin, ama në fund, ashtu si 4 vitet e fundit ishte përsëri Juventusi që doli triumfues. Për këtë ka dhënë mendimin e tij edhe legjenda Marcello Lippi:

“Juventusi dhuroi një fazë të parë, nga e cila ekipet e tjera nuk ditën të përfitonin. Më pas konfirmoi të ishte ekipi më i fortë. Napoli dhe Fiorentina luajtën një futboll të bukur, Sassuolo ishte surpriza ndërsa Empoli ka luajtur shumë mirë”, – shprehet ai në një intervistë të dhënë për radion “Onda Libera”.

Më pas ai foli edhe për situatën në të cilën ndodhet kombëtarja në prag të Kampionatit Europian në Francë dhe për zërat për një rikthim të mundshëm në rolin e trajnerit:

“Më vjen keq për Marchision dhe Verratin, ama Antonio Conte do të arrijë të marrë më të mirën nga skuadra. Italia di si t’i përballojë turnetë e mëdhenj dhe do të paraqitet mirë. Franca është favorite duke qenë se luan në shtëpi, më pas shoh Spanjën e Gjermaninë. Sa i përket të ardhmes sime, mund të them se si trajner mjaft më. Për ndonjë rol tjetër… të shohim”, – e mbyll përgjigjen ai.

Komento