Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maradona sulmon: Juventus bën 2 gjuajtje në portë, shënon 4 gola

Maradona sulmon: Juventus bën 2 gjuajtje në portë, shënon 4 gola
April 26
09:58 2016

Fitorja e titullit të pestë radhazi nga ana e ekipit të Juventusit ka bërë jehonë në mbarë Europën dhe jo vetëm… Nga Dubai – aty ku jeton tashmë – ka reaguar legjendari Diego Armando Maradona, i cili pasi ka komplimentuar bardhezinjtë për suksesin e tyre, komenton:

“Ata bëjnë 2 gjuajtje në portë dhe shënojnë 4 gola. Kanë shumë fat. Për të mos lënë pa përmendur faktin se çfarëdolloj problemi të kenë futbollistët e Juventusit, ata kanë gjithmonë të drejtë. “Zonja e vjetër” ka lojtarë fenomenalë, si në federatën italiane të futbollit, ashtu edhe në grupin e arbitrave”.

Fjalë këto prej një ish-napoletani që mbajnë gjallë polemikat që i kanë shoqëruar dy ekipet për një pjesë të mirë të kampionatit.
Më tej, rreth skuadrës së Napolit, në mikrofonin e Piuenne TV, ai shton:

“Sarri ka bërë mirë, presidenti De Laurentiis duhet t’i blejë lojtarë të tjerë”.

Në vazhdim të kësaj, Maradona i kthehet sulmit ndaj fituesve të Serisë A:

“Ka bërë shumë ndeshje pa humbur asnjë pikë, por le të themi që ka pasur dhe fatin në anën e vet. Nuk po ankohem, është e vërteta. Këshilloj Aurelio De Laurentis që të fusë personat e tij në federatë, siç ka bërë Napoli në të shkuarën. Vetëm kështu mund të kenë të njëjtën peshë si rivalët. Goli i Fiorentinës i anuluar në ndeshjen e fundit ishte një skandal. Nuk u quajt i rregullt sepse përballë ishin bardhezinjtë! Ndërkohë që për Higuain u dhanë 4 ndeshje skualifikim sepse luftonte për të fituar kampionatin, ndryshe meritonte 1 ditë apo edhe gjysmë dite…”.

Komento