Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manuel Pellegrini: Lajmi për ardhjen e Guardiola-s dëmtoi skuadrën

Manuel Pellegrini: Lajmi për ardhjen e Guardiola-s dëmtoi skuadrën
April 18
11:52 2016

Kualifikimi për herë të parë në gjysmëfinalet e Champions League dhe fitorja e pastër kundër ekipit të Chelsea-s në kampionat me rezultatin 0-3 kurorëzuan, për Manchester City, një nga javët më të bukura të sezonit.

Natyrshëm, kujtdo që ndjek futbollin i lind pyetja se përse një paraqitje e tillë nuk është parë nga ekipi i Manchester-it gjatë gjithë vitit.

Trajneri Manuel Pellegrini e gjen përgjigjen te dëmtimet e shumta dhe mbi të gjitha te lajmi se spanjolli Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i skuadrës, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Sipas tij, një lajm i tillë ka ndikuar negativisht te lojtarët. Sigurisht që kjo nuk është një arsye për të bërë që ekipi të humbasë luftën për titullin kampion, ama ka një peshë jo të vogël.

“Nuk është e lehtë për lojtarët kur lexojnë nëpër gazeta se ç’do të ndodhë sezonin që vjen; futbollistët që do të largohen, të tjerë që do të vijnë në ekip. Nuk është aspak e lehtë të përqendrohesh në maksimum. Por mund të them se ky grup ka karakter të fortë. Ne nuk dorëzohemi kurrë”, – ka shprehur kiliani.

Manchester City për momentin renditet në vendin e 3-të në Premier League dhe është në pritje të përballjes me ekipin e Real Madridit në datën 26 prill, për të tentuar finalen e turneut më të rëndësishëm europian.

Komento