Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mançini e pranon: Interi në këtë gjendje edhe për fajin tim

Mançini e pranon: Interi në këtë gjendje edhe për fajin tim
April 28
13:26 2016

Trajneri Roberto Mançini e pranon se një pjesë e fajit për sezonin e dobët të skuadrës së Interit i përket atij.

3 javë nga fundi i kampionatit, skuadra renditet e katërta në tabelën e klasifikimit, plot 7 pikë larg zonës së Champions League, objektivit kryesor të vënë në fillim të sezonit.

Trajneri e ka pranuar se ka bërë disa gabime gjatë ecurisë së kampionatit, që kanë ndikuar në humbjen e objektivave.

“E kemi gjetur rrugën e duhur. Kemi bërë ndeshje të mira që nga momenti i ndeshjes së kthimit të Kupës së Italisë kundër Juventusit, por tashmë është vonë”, – shprehet Mançini për “Premium Sport”.

“Sot po paguajmë çmimin e disa gabimeve, që na bënë të humbnim ndeshje të cilat nuk meritonim t’i humbnin. Të gjithë bëjnë gabime, ama e vetmja gjë që duhet për këtë është qetësia. Duke parë mënyrën se si e nisëm kampionatin duhej të ishim në zonën Champions, por ja që gabimet e bëra në kushtuan”, –  e mbyll fjalën ai, duke i vënë kapakun një sezoni me plot ulje-ngritje, i cili nuk ia siguron italianit vendin në pankinë për sezonin e ardhshëm.

Komento
Etiketimet
Shperndaje