Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manchester United shkarkon trajnerin Louis van Gaal

Manchester United shkarkon trajnerin Louis van Gaal
May 23
15:08 2016

Mungon vetëm zyrtarizimi, ama tashmë nuk ka më dyshime: Louis van Gaal nuk do të jetë më trajneri i Manchester United.

Prej kohësh flitej se tekniku holandez do t’i shkëpuste marrëdhëniet me “Djajtë e kuq” në fund të këtij sezoni, por vetëm sot u hodh hapi përfundimtar.

Në mëngjesin e ditës së sotme, Van Gaal u paraqit në qendrën stërvitore të “Carrington”, ku u takua me administratorin e deleguar të klubit Ed Woodward, i cili i paraqiti shkarkimin nga puna.

Louis van Gaal iu bashkua Manchester United në vitin 2014. Pavarësisht shumave të mëdha të shpenzuara, ekipi i tij nuk arriti rezultatet e pritura, përveç kupës së “FA Cup” të fituar së fundmi.

Nga momenti në moment pritet të jepet deklarata zyrtare,  gjë që do t’i hapë rrugën një periudhe të re, e cila me shumë mundësi do të shohë portugezin Jose Mourinho në krye të skuadrës.