Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manchester United mposht Tottenham dhe kalon në finale!

Manchester United mposht Tottenham dhe kalon në finale!
April 21
21:37 2018

Machester United ka dalë me një fitore nga përballja e sotme me skuadrën e Tottenhamit.
Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur të fitojë ndaj Spurs në një ndeshje të fortë, ku Djajtë e Kuq fituan me rikthim.

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që arritën të shënojnë nga një gol në këta 45 minuta.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Tottenhami, ku në minutën e 10-të të ndeshjes Dele Alli shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Christian Eriksen.

Në minutën e 24-të të ndeshjes, Alexis Sanchez barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit të Paul Pogbas dhe skuadrat në barazim shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë, por ishin vetëm Djajtë e Kuq ata të cilët arritën të shënojnë, raporton tg.
Luhej minuta e 62-të e ndeshjes kur Ander Herrera shënoi një gol të bukur për 2-1 pas asistimit të Alexis Sanchez dhe me këtë gol ia siguroi fitoren Unitedit.

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje