Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manchester United, fitime rekord! Vetëm nga sponsorët arkëton më shumë se Milan e Inter…

Manchester United, fitime rekord! Vetëm nga sponsorët arkëton më shumë se Milan e Inter…
September 12
18:10 2016

Është rreth 500 milionë stërlina shifra që ekipi i Manchester United ka arkëtuar në sezonin 2015-2016.

Këto të ardhura janë grumbulluar nga shitja e biletave, nga të drejtat televizive, si dhe prej sponsorëve, duke e pozicionuar klubin anglez në vendin e dytë të klubeve më të pasura në botë, pas Barcelonës.

Interesant është fakti se vetëm prej sponsorëve, në arkën e “Djajve të kuq” hyjnë më shumë para se totali i arkëtimeve të Milanit, Interit apo edhe Romës.

Duke iu referuar vetëm shumës së investuar (268 milionë) nga Adidas për klubin e Manchester-it, kalohet fitimi total vjetor prej 220 milionë te kuqezinjtë e Milanit si dhe 180 milionët e Interit.

“Kjo pasqyrë e fortë financiare na lejon të investojmë për skuadrën, për stafin drejtues si dhe në strukturat e nevojshme, në mënyrë që të arrijmë të fitojmë trofe në vitet e ardhshme”, – është shprehur Ed Woodward, zëvendëspresidenti i Manchester United. Ai shton gjithashtu se klubi synon të rrisë të ardhurat e vitit që vjen, në mënyrë që të përsërisë blerje të tjera të mëdha si ajo e mesfushorit Paul Pogba. /Blitz.al/

Shperndaje