Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maldini “shfryn” ndaj Milanit: Askush nuk kupton nga futbolli!

Maldini “shfryn” ndaj Milanit: Askush nuk kupton nga futbolli!
June 02
20:10 2016

Pritej prej kohësh që legjenda Paolo Maldini të afrohej në një rol apo të fliste për ekipin e Milanit, ama nuk ndodhi kurrsesi ajo që të gjithë prisnin.

Në një intervistë të dhënë në programin “QSVS”, nuk janë aq “të ëmbla” fjalët e thëna prej tij.

“Ka diçka që nuk shkon. Paradoksalisht Milani është shoqëria që ka më shumë të punësuar në Itali, ama është e paorganizuar për sa i përket aspektit sportiv. Mund t’ju them se trajneri Allegri më telefononte dikur, po ashtu Barbara Berlusconi, Leonardo, të gjithë për të më thënë: “Me kë të flas? Nuk ka asnjë këtu me të cilin të flas për futboll”, – shprehet Maldini.

“Në klubet e mëdha europiane, kampionët bëhen pjesë e stafit teknik. Te Milan kjo gjë nuk ndodh. Më vjen keq që shumë lojtarë që e kanë bërë të madhe këtë shoqëri duan të marrin diçka në këmbim, por nuk munden”,– shton ai.

Më tej, ish-kapiteni shprehet se nuk do ta shihte dot veten në një klub tjetër veç atij kuqezi dhe se nëse do t’i kërkohej të kthehej në një rol drejtuesi, do të kërkonte të kishte liri vendimmarrjeje.

Etiketimet
Shperndaje