Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Lojrat Europiane!

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Lojrat Europiane!
June 23
01:19 2019

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) transmetoi drejtpërdrejt momentin kur Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë në Lojërat Europiane në ‘Minsk’.

Sipas Syri.net, ishte himni dhe flamuri i Kosovës që u ngrit në piedestal pas këtij suksesi historik të xhudistes pejane.

Majlinda Kelmendi mposhti në finale kampionen e deritashme të Europës, rusen, Natalia Kuziutina.

Është kjo medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Evropiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Evropës./blitz.al

Share