Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

M. City – Pellegrini “bën gati valixhet” para kohe!

M. City – Pellegrini “bën gati valixhet” para kohe!
March 29
12:19 2016

Bazuar në informacionet e fundit, “Daily Star” në Britani raporton se drejtuesit e Manchester City-t mund të jenë duke menduar ta ndërpresin kontratën me trajnerin aktual, Manuel Pellegrini!

Një hap që mund të merret para kohe, si pasojë e rezultateve të dobëta të arritura nga skuadra muajt e fundit. Mendohet se ishte humbja në derbi ndaj Manchester United ajo që i vuri kapakun kalvarit të paraqitjeve jo sipas pritshmërive të grupit të Pellegrinit, gjë që i bën drejtuesit e shoqërisë të kenë frikë për prezencën e tyre në Champions League vitin e ardhshëm.

Sigurisht që qëllimi i klubit nuk ka qenë asnjëherë ky, ama rreziku i lartë për të mos e përfunduar kampionatin në 4 vendet e para i shtyn drejtuesit të marrin masa, deri në fillimin e sezonit të ri, kur trajner do të jetë Pep Guardiola.
Kujtojmë se City për momentin ndodhet në vend të 4-t në kuotën e 51 pikëve, vetëm 1 pikë para 2 ekipeve që e ndjekin.

Kandidati më i mundshëm për momentin, për t’u ulur në vend të Manuel Pellegrinit, është zëvendësi i tij, Brian Kidd.

Komento