Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luiza Gega: Unë dhe trajneri nuk shpërblehemi me asgjë nga Federata dhe Ministria…

Luiza Gega: Unë dhe trajneri nuk shpërblehemi me asgjë nga Federata dhe Ministria…
July 12
18:59 2016

Nënkampionia e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega ka qenë e ftuar para pak minutash në emisionin “Pasdite në Top Channel”, për të rrëfyer emocionet e arritjes së saj, për pritjen që ju bë në kthim e për vështirësitë e sportit të atletikës.

“Jam shumë  lumtur, e emocionuar. Këtë garë ma ndaloi mjeku para disa viteve, pas një dëmtimi, por ja që ia arrita. Këtë kampionat u nisa për medalje!” – shprehet Luiza.

Më tej, ajo tregon edhe për detajet para arritjes së finishit, aty ku emocionet janë edhe më të forta:

“Në 400-metërshin e fundit u mundova të shikoja në tabelë sa mbrapa e kisha atleten e vendit të tretë. Pasi arrita finishin, sigurisht që të parin pash trajnerin, sakrifica e të cilit nuk shpërblehet me asgjë si nga Federata ashtu edhe nga Ministria.”

Ajo shton më tej se pavarësisht kënaqësisë që ndjeu në kthimin e saj në Shqipëri, nuk morri vëmendjen e duhur.
Këtu ka dashur të përmendë Presidentin e Federatës së Atletikës, të cilin e falenderon si një tifoz të zjarrtë të saj, por vetëm kaq. Sipas asaj që tregon Luiza Gega, të ardhurat e vetme të marra për përgatitjen kanë qenë rreth 850 mijë lekë të vjetra në vit, që nuk i mbulojnë aspak kostot që i nevojiten.

Në fund të intervistës, nënkampionia e Europës ka lajmëruar të gjithë se më datë 25 do të niset për në Rio, për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike.

Komento
Etiketimet
Shperndaje