Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luis Enrique largohet nga Barcelona?

Luis Enrique largohet nga Barcelona?
March 28
16:53 2016

Zakonisht, periudha kur kampionatet ndërpriten si shkak i ndeshjeve të ekipeve kombëtare u shërben trajnerëve dhe drejtuesve për të reflektuar mbi pjesën e kaluar të sezonit dhe rreth së ardhmes.

Pikërisht për këtë ka folur zëvendëspresidenti i klubit sportiv të Barcelonës, Jordi Mestre.
Në një intervistë të dhënë për “Mundo Deportivo”, Mestre ka folur si fillim për situatën e Neymar, duke u shprehur i qetë rreth qëndrimit të tij në Barcleonë. Ajo që e lë disi dyshues atë është situata e trajnerit Enrique. Kohët e fundit shumë zëra flasin për mundësinë e stolit të Kombëtares Spanjolle. Era “Del Bosque” është në fund të saj dhe trajneri i Barcelonës është një zëvendësues i mundshëm.

“Duke e njohur, mund të them se ditën kur do të dojë të ikë prej nesh, do të jetë tepër e vështirë ta mbajmë këtu. Nëse dëshiron të bëhet drejtues i Kombëtares, do ta bëjë. Nuk mund ta ndalojmë!” – ka thënë Mestre në intervistën e dhënë.

Gjithsesi, sido që të jetë situata, ekipi i Barcelonës nuk ka ndërmend të dorëzohet kaq lehtë. Shumë shpejt pritet oferta për rinovimin e kontratës së Enrique-s, e cila skadon në vitin 2017.

Etiketimet
Shperndaje