Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luis Enrique : E kam parë në fytyrën e Messit, janë të çmendur për fitore (foto)

Luis Enrique : E kam parë në fytyrën e Messit, janë të çmendur për fitore (foto)
April 01
23:26 2016

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, në konferencën për shtyp është shprehur se lojtarët e tij janë të gatshëm për ta fituar El Clasicon.

“Cruyff dëshironte që ne ta fitonim ndeshjen me futboll të bukur dhe spektakolar, sonte dua një “Camp Nou” të nxehtë dhe në mbështetje të ekipit për 90 minuta. Vijmë në këtë përballje në 100 % të formës, sepse vetë kjo përballje e kërkon ashtu, të gjithë lojtarët janë në gjendje shumë të mirë e të motivuar”.

I pyetur se si e shikon ndeshjen e sotme dhe mënyrën se si pret që të luajë Reali i Madridit, Luis Enrique është shprehur:

“Duke u bazuar në ndeshjet e fundit të Realit të Madridit ata kanë opsione të ndryshme, mund të presin apo mund të luajnë edhe përpara. Një gjë di ta them me siguri që do të ishte qesharake për ne të ndryshonim mënyrën tonë të lojës. Ka vetëm një top dhe ai duhet të jetë i yni, duhet të jemi efektivë e të shfrytëzojmë mundësitë tona në maksimum”.

Komento
Shperndaje