Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Low flet pas humbjes me Anglinë

Low flet pas humbjes me Anglinë
March 27
17:48 2016

Trajneri i Kombëtares Gjermane Joachim Löw ka dhënë një intervistë pas humbjes dramatike me Anglinë.

  1. Löw, skuadra juaj u mund dje 3:2, ndërkohë që ishte në avantazh 2:0. Rezultat i pafat apo i merituar?
    -Nga njëra anë, të vjen inat kur humbet në këtë mënyrë. Por, nga ana tjetër, ishte e qartë që anglezët e merituan fitoren. Edhe pse po fitonim 2:0, nuk e kishim lojën nën kontroll gjithë kohën. Kjo ndeshje ishte një mësim i mirë për skuadrën.
    Para ndeshjes deklaruat se më e rëndësishme do të ishte eksperimentimi dhe rezultatet pozitive prej tij. A zbuluat ndonjë gjë me këtë ndeshje?
    -Padyshim. Pas një ndeshjeje të tillë e dimë tashmë se ku duhet të përqendrohemi e ku duhet të punojmë më fort.
    Cilat janë aspektet më prioritare që ju shkojnë në mendje?
    -Humbëm shumë raste. Sulmet nuk ishin siç duhej. Mungoi struktura në lojë dhe kjo bëri që të mos krijoheshin shumë shanse. Kombinimet nuk ecën ashtu siç i kishim parashikuar. Veçanërisht në pjesën e dytë, organizimi linte për të dëshiruar. Anglezëve u dhamë shumë hapësira e një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më. Në përgjithësi, nuk arritëm ta menaxhonim siç duhej lojën.
    Po gjëra pozitive a pati? Për shembull, performanca e Mario Gomezit?
    -Ai vuri në dukje faktin që kur i krijohet shansi, di si ta përdorë. Dje nuk ishte e lehtë, pasi nuk u krijuan shumë shanse për gol. Me performancën e Marios jam i kënaqur. Që në stërvitje dukej që ishte dinamik dhe me besim në vetvete. Nuhatjen për gola nuk e ka humbur.
    Po debutimi i Jonathan Tahut si ju duk?
    -Performancë mjaft e mirë si hera e parë në një ndeshje ndërkombëtare. Nuk duhen kërkuar gabimet vetëm në mbrojtje, kur pëson gola. Dje, p.sh., kishte arsye të tjera.
    Në çfarë mase është Gjermania ende favorite për Euro?
    -Automatikisht kampionët e botës janë ndër favoritët. Por edhe skuadra si Franca, Belgjika, Italia, Spanja luftojnë për këtë titull. Në ndeshjet kualifikuese nuk është se dhamë ndonjë performancë të jashtëzakonshme. Në Europian duhet të bëjmë shumë më tepër se aq.

 

Shperndaje