Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lorik Cana: Kam qenë më i miri në botë, tani ja kam lënë vendin të tjerëve…

Lorik Cana: Kam qenë më i miri në botë, tani ja kam lënë vendin të tjerëve…
January 22
18:55 2017

Një ndër personazhet e njohur shqiptarë të cilët kanë dashur të provojnë opsionin e ri ‘live’ të Instagramit ka qenë edhe ish-futbollisti Lorik Cana.

Nga shtëpia e tij, ku herë pas here dëgjohen të bërtiturat e një fëmije, apo ku shihet edhe bashkëshortja që e shoqëron, Cana u ka dhënë mundësinë ndjekësve të tij t’i drejtojnë pyetje të ndryshme, për të marrë menjëherë përgjigje.

Një ndër komentet më interesante ka qenë:

“Je më i miri në botë!” – koment që ka shkaktuar buzëqeshje tek ikona e kombëtares kuqezi, i cili iu përgjigj:

“Kam qenë më i miri, por tani ia kam lënë vendin të tjerëve.”

Më pas, një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse do ta zëvendësojë trajnerin De Biasi?

Cana menjëherë është përgjigjur ‘jo’, duke i treguar komentuesit se nuk do t’i zërë vendin italianit në krye të Kombëtarës së Shqipërisë.

Kujtojmë se vetëm para pak muajsh Loriku ka përfunduar kursin e trajnerave të UEFA-s pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, e ndoshta një ditë do ta shohim në krye të ndonjë skuadre të njohur, e pse jo, edhe në krye të Kombëtares. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje