Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lorik Cana falënderon lojtarët dhe mbështetësit e Kombëtares

June 22
22:07 2016

image

Shqipëria sot është skualifikuar përfundimisht nga Kampionati Europian. Lojtarët dhe të gjithë shqiptarët shpresuan të qëndronin më gjatë në Francë, por rrugëtimit të skuadrës sonë i erdhi fundi. Pas lajmit të sigurt për skualifikim, që erdhi si pasojë e barazimit të Hungarisë me Portugalinë, kapiteni i skuadrës, Lorik Cana, ka falënderuar mbështetësit dhe lojtarët.

Ai ka postuar një status në Facebook ku shkruan: “Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë. Kurrë më parë s’kam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj Kombëtareje dhe të luaj me këta djem! Faleminderit për gjithçka! O sa mirë me qenë shqiptar!”

Komento
Shperndaje