Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

LOL Tuttosport, ëndrra e shuar Witsel

LOL Tuttosport, ëndrra e shuar Witsel
January 04
15:37 2017

Gazeta torineze “Tuttosport” njihet për mbështetjen e saj dhe afërsinë me klubin e Juventus.

Tashmë klubi torinez është kampion prej 5 vitesh dhe me shumë gjasa do të shpallet edhe këtë vit kampione e Serisë A italiane, por mbështetja e gazetës “Tuttosport” herë pas here është e tepruar e kalon në stadin e tifozerisë.

Vitet e fundit duket se objektivat e presidencës bardhezi kanë qenë të orientuara kryesisht te fitimi i Champions League dhe për këtë arsye kanë afruar një sërë lojtarësh të klasit botëror.

Por ajo që vihet re shpesh janë titujt bombastikë të gazetës projuventine “Tuttosport”, e cila këtë herë ka rënë brenda me disa tituj goditës që konfirmonin transferimin e belgut Axel Witsel në Torino për të luajtur te Juventus.

Por pas shumë botimeve në faqe të parë, ku ky transferim cilësohej i kryer, tashmë Witsel ka ndërruar udhë, duke shkuar në Kinë e gazeta është vendosur nën qendër të ironisë nga rrjetet sociale.

Fotoja tregon më qartë titujt që e quanin fakt të kryer transferimin e Witsel te Juventus. /Blitz.al/

witsel

Komento
Shperndaje