Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lojrat Olimpike Rio 2016 – Federata Ndërkombëtare përjashton Rusinë!

Lojrat Olimpike Rio 2016 – Federata Ndërkombëtare përjashton Rusinë!
June 18
09:40 2016

“Me një vendim unanim, këshilli i Shoqatave Ndërkombëtare të Federatave të Atletikës (IAAF) nuk i ka njohur Rusisë dhe atletëve të saj kushtet për rikthimin në kompeticionet ndërkombëtare, në respekt të publikut e të shteteve konkuruese. Për këtë arsye Rusia nuk është ripranuar në IAAF.”

Ky është lajmi që vjen nga Viena, i cili ka tronditur sportin rus dhe jo vetëm, lidhur me dyshimet e hedhura në nëntorin e kaluar nga Agjencia Botërore e Antidoping-ut (Wada) për një kulturë të doping-ut të shpërndarë në masë, madje edhe me përfshirjen e shërbimeve sekrete.

“Për aq kohë sa ky pezullim është në fuqi, asnjë atlet apo anëtar i Federatës Ruse nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare të cilat janë nën juridiksionin e IAAF. “ – deklaron këshilli i Federatës Ndërkombëtare, i cili nga ana tjetër ka denoncuar se inspektorë të Wada-s janë kërcënuar gjatë kësaj jave.

Një përjashtim në masë ky për atletët rusë që ka shkaktuar shumë polemika, që priten të thellohen edhe më tepër në ditët në vazhdim.

Komento
Etiketimet
Shperndaje