Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lojërat Olimpike, zbulohen 23 sportistë me doping

Lojërat Olimpike, zbulohen 23 sportistë me doping
May 27
19:46 2016

Në përfundim të analizave të kryera nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, është arritur në përfundimin se 23 konkurrentë të Lojërave Olimpike kanë dështuar në testet antidoping. Konkretisht, flitet për 23 konkurrentë nga pesë sporte të ndryshme, të gjashtë vendeve të ndryshme.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ribëri testet antidoping të 454 monstrave të përzgjedhura nga Lojërat Olimpike të zhvilluara në 2008-n në Pekin dhe 265 të tjera nga ato të zhvilluara në 2012-n në Londër.

Presidenti i IOC, Thomas Bach, testet e ribëra me metodat më të fundit shkencore kanë në fokus atletët që mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të këtij viti në Rio. “Këto analiza të ribëra tregojnë dhe një herë vendosmërinë tonë për të luftuar kundër dopingut. Ne duam t’i mbajmë atletët larg prej të dopuarit. Nuk e duam në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Rio de Janeiro.”, u shpreh ai.

Javën e kaluar, IOC pohoi se 31 atletë që garuan në 2008-n kishin rezultuar pozitiv pas riekzaminimit të monstrave të tyre.

Etiketimet
Shperndaje