Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lojërat Olimpike 2016 – ndizet pishtari që do të përshkojë 19.700 km

Lojërat Olimpike 2016 – ndizet pishtari që do të përshkojë 19.700 km
April 21
16:09 2016

Në qytetin antik të Olimpit është kryer rituali i ndezjes së pishtarit, i cili do të përshkojë gjysmën e botës para se të inaugurojë Lojërat Olimpike të Rio de Zhaneiros, në 4 gushtin e këtij viti.

Pas 4 vitesh, pishtari olimpik i ndezur në Greqi do t’u dorëzohet organizatorëve të “Rio 2016” më 27 prill, duke kaluar më parë në Muzeun Olimpik të Lozanës dhe në zyrat e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
“Flaka” do të arrijë në Brasilia më 3 maj e që aty do të nisë stafeta e pishtarit, e cila do të përfundojë në Rio më 5 gusht.

Aktorja Katerina Lekhou, e veshur si një priftëreshë e Greqisë Antike, në orën 12:52:00 të ditës së sotme ndezi flakën në tempullin e Herës, duke përdorur një lupë për të përqendruar rrezet e diellit.
Pak minuta më pas, sipas programit, aktorja ia kaloi pishtarin Lefterir Petrounais, grekut kampion të botës në gjimnastikë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje