Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Llogaritë vazhdojnë! Ja cilat rezultate na kualifikojnë…

Llogaritë vazhdojnë! Ja cilat rezultate na kualifikojnë…
June 22
10:27 2016

Nuk rezultoi një mbrëmje e kënaqshme ajo e djeshmja e Euro 2016, për Kombëtaren Shqiptare.

Pritshmëritë ishin të mëdha përsa i përket rezultateve të mundshme në 4 ndeshjet e luajtura të cilat mund ta kualifikonin Shqipërinë për në fazën tjetër të kompeticionit, por nuk rezultoi kështu.

Kombëtarja Gjermane nuk arriti dot më shumë se një fitore minimale ndaj Irlandës së Veriut (duhej të fitonte me 4 gola diferencë), ndërsa përballja Republikë Çeke-Turqi i përmbysi të gjitha parashikimet, pasi turqit që kishin 0 pikë, me një golavarazh -4, arritën të fitonin me rezultatin 2 me 0, i cili përveçse i heq një mundësi të madhe Shqipërisë, i hapi rrugën atyre për një kualifikim të mundshëm.

S’na mbetet gjë tjetër veçse shpresat për kalimin e fazës së grupi t’i mbajmë në përballjet e ditës së sotme.

Cilat janë rezultatet që Kombëtaja Shqiptare të mund të kualifikohet?
Epo, disi e komplikuar, edhe pse asgjë nuk ka mbaruar.

Si fillim, nga përballjet e orës 18:00, duhet që Hungaria e cila gjendet në vendin e parë në grup me 4 pikë, të mundë Portugalinë e Cristiano Ronaldos, rezultat i cili do t’i linte këta të fundit në kuotën e 2 pikëve që do i nxirrte automatikisht jashtë loje.
Por nuk mjafton vetëm kaq; në ndeshjet e mbrëmjes Itali-Irlandë dhe Suedi-Belgjikë do të mjaftonte që Italia dhe Belgjika të mos mundeshin.

Vetëm kombinimi i rezultateve të mësipërme do të na shihte në fazën e 1/8-ave të Euro 2016.

Për të kuptuar më mirë pozicionin e Shqipërisë në ekipet e 3-ta të grupeve, shihni tabelën:

Renditja

Etiketimet
Shperndaje