Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lista zyrtare për “Euro 2016”, De Biasi shpjegon pse u lanë jashtë katër lojtarët

Lista zyrtare për “Euro 2016”, De Biasi shpjegon pse u lanë jashtë katër lojtarët
June 01
12:32 2016

Në një konferencë për shtyp nga Austria, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, ka shpjeguar arsyet pse u lanë jashtë katër prej lojtarëve. Ishin Milot Rashica, Herolind Shala, Amir Rrrahmani dhe Berat Gjimshiti, ata që nuk u përfshinë në listën zyrtare.

Ai theksoi se zgjedhjet ishin shumë të vështira dhe lojtarëve iu drejtua me sinqeritet. “Të përjashtuarit nuk janë këtu. I pashë në sy dhe u shpjegova arsyet.” Trajneri i kuqezinjëve shpjegoi se Berat Gjimshiti është lënë jashtë listës për shkak se ka një vit që nuk luan. “Gjimshiti ka një vit që nuk luan. Kjo ishte zgjedhja ime. Sa për Rashicën, ai është një lojtar i ri që nuk ka qenë shumë me ne. Kam besim se ai do jetë e ardhmja e Shqipërisë”, u shpreh De Biasi. Gjatë konferencës, ai ka shfaqur shenja nervozizmi dhe nuk ka vijuar me shpjegimin e arsyeve për dy lojtarët e tjerë. “A mundem të bëj zgjedhje, a mundem?”, ka thënë ai.

Sa për miqësoren me kombëtaren ukrainase, Giani De Biasi tha se e rëndësishme është të testohen lojtarët.

Etiketimet
Shperndaje