Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lista e trajnerëve më të mirë në botë, jo vend në podium për Allegrin dhe Klopp

Lista e trajnerëve më të mirë në botë, jo vend në podium për Allegrin dhe Klopp
November 01
18:51 2018

Është publikuar nga revista prestigjoze britanike “FourFourTwo” lista e trajnerëve më të mirë në botë. Vendin e parë e mban spanjolli Pep Guardiola dhe zgjedhja e tij në krye është argumenuar me faktin se e dominoi në mënyrë absolute Premier League-n me Manchester City-n e tij. Me pikë rekord, fitore rekord, gola dhe diferenën e golave më të mirë në histori, ai mori një nga kampionatet më spektakolarë sezonin që lamë pas dhe për këtë arsye është strategu më i mirë nga të gjithë. Pas tij vjen Zidane i cili sigurisht fitoi Champions League me Real Madrid-in por jo kampionatin spanjoll, ndërkohë që podiumin e mbyll Simeone i cili triumfoi në Europa League me Atletikon.

Vetëm vendi i katërt për trajneri e Juventus, Allegrin, i cili ndiqet nga finalisti i Champions League Jurgen Klopp. Në top 10-she janë Didier Deschamps, i cili fitoi botërorin me Francën, Mauricio Poquettino,  ish trajneri i Napolit Sarri, trajneri i ri Julain Nagelsmann dhe Ernesto Valverde.

Të bën përshtypje dhe renditja e Mourinho-s në vendin e 25-të dhe Antonio Conte-s në vendin e 18.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje